Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Mourinho pas yllit të Atletico Madridit

Manchester United po e monitoron sulmuesin e Atletico Madridit, Saul Niguez.

Sipas mediave angleze, “Djajtë e Kuq” janë të impresionuar nga paraqitjet e Niguezit gjatë këtij sezoni të garave, transmeton ksp.

Menaxheri i Unitedit, Jose Mourinho është i interesuar që ta forcoj edhe më shumë skuadrën, dhe Saul gjendet në listën e teknikut portugez.

Lëndimet e shumta tek Unitedi, kanë bërë që Mourinho të mendojë për përforcime të reja në skuadër, madje, qysh në afatin e janarit.

Sauli me Atletico Madridin ka klauzolën prej 134 milionë euro marrëveshje të arritur gjatë verës që lamë prapa.