Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Mourinho nuk largohet nga Unitedi

Foto: Reuters

Jose Mourinho e ka mbështetjen e plotë të drejtuesve të Manchester Unitedit, pavarësisht spekulimeve në lidhje me të ardhmen e tij.

Humbja në ndeshjen e fundit dhe performanca e dobët shkaktuan disa tensione dhe zhgënjim te “Djajtë e Kuq”, me Mourinhon, i cili ishte i zhgënjyer nga mungesa e mbështetjes në merkato.

Por, sipas mediave në Angli, përkundër kësaj, trajneri portugez e ka mbështetjen e plotë të drejtuesve të klubit.

Zinedine Zidane, ish-trajneri i Real Madridit, ka qenë i lidhur me një kalim tek Unitedi, por një gjë e tillë nuk pritet të ndodhë, të paktën në këtë sezon.

Artikuj të ngjashëm