Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Mourinho nuk e nënvlerëson Leipzigun

Trajneri portugez i Tottenhamit, Jose Mourinho ka thënë se përballja e 1/8 së finales të Ligës së Kampionëve me RB Leipzigun do të jetë mjaft e vështirë. Tottenham do të jetë nikoqir i Leipzigut të mërkurën në ndeshjen e parë të 1/8 së finales.

“Barcelona e Real Madridi kanë fuqinë dhe ndikimin e një historie të jashtëzakonshme, por Leipzigu ka një skuadër shumë të mirë, me lojtarë shumë të mirë dhe është një klub që po rritet, edhe pse nuk ka historinë e klubeve të mëdha në Evropë. Leipzigu ka potencialin për të qenë në vend të parë në Bundesligë dhe për të luftuar për titull për shumë muaj. Kjo flet vetë”, ka thënë Jose Mourinho në konferencë për media, kur është pyetur nëse shorti ka qenë bujar për Tottenhamin.

Mourinho ka folur edhe për lëndimin e sulmuesit jug-korean Heung-Min Son. Ai ka thënë se nuk llogarisë më në Sonin këtë stinor. Son ka thyer dorën e djathtë dhe pritet të mungojë disa javë.

“Unë nuk do të llogarisë më në Heung-Min Sonin këtë stinor. Klubi shkroi një komunikatë të mirë. Po të isha unë do të shkruaja ndryshe. Do të na mungojë shumë. Situata nuk ka mundur të jetë më e keqe. Por, nuk kemi çfarë të bëjmë. Do të luajmë me lojtarët që kemi në dispozicion. Kishte periudha kur shqetësohesha që nuk kam sulmues rezervist, por tash nuk kam opsione të mjaftueshme edhe për të luajtur. Troy Parrott nuk është i gatshëm për të mbuluar këtë rol dhe Ryan Sessegnon nuk është sulmues”, ka deklaruar Mourinho. “Ne na duhet ndihma e tifozëve”.

Në listën e të lënduarve të Tottenhamit janë edhe Harry Kane e Moussa Sissoko.