Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Mourinho: Mkhitaryan dhe Carrick do të mungojnë për finale

Trajneri i Unitedit, Jose Mourinho ka konfirmuar se Henrikh Mkhitaryan dhe Michael Carrick do të mungojnë në finalen e EFL Cup ndaj Southamptonit për shkak të lëndimeve.

Që të dy këta lojtarë nuk arritën të përfundojnë përballjen e sotme ndaj St Etienne në kuadër të Europa Ligës, transmeton Koha.net. Lëndimet e shqetësojnë Mourinhon, skuadra e të cilit ende është pjesë e katër garave.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Të jem i sinqert nuk mendoj se ai (Mkhitaryan) është i gatshëm. Mendoj se ai së bashku me Carrick do të mungojnë. Kjo në bazë të përvojës sime, jo në njohuritë e mia mjekësore. Pulpin, apo gjurin e këmbës, edhe nëse është i vogël, disa fibra të dëmtuara, mendoj se ata do të jenë jashtë asaj ndeshje”, është shprehur Mourinho, raporton Goal.