Heroi i Tottenhamit, Lucas Moura thotë se nuk mund ta shpjegojë se çfarë po ndjen pas kualifikimit në finale, derisa e ka përshkruar si momentin më të mirë në jetë.
Ishte pikërisht Moura ai që shënoi tre gola në fitoren prej 2 me 3 ndaj Ajaxit në udhëtim, transmeton Koha.net.
“E pamundshme të shpjegoj se çfarë po ndjej. Jam shumë i lumtur dhe shumë krenar për bashkëlojtarët. Gjithmonë kemi besuar në një moment të tillë. Dhamë gjithçka në fushë dhe merituam këtë moment, jemi familje. Është e pamundur të shpjegohet. Ky është momenti më i mirë në jetë – në karrierën time. Thjesht dua të falënderoj bashkëlojtarët”, është shprehur Moura.