Ish-sulmuesi i Juventusit, Alvaro Morata, ka pranuar se ka menduar për rikthimin në Itali gjatë kësaj vere pas sezonit të dobët me Chelsean.
Spanjolli kaloi në Premier Ligë gjatë verës së kaluar, por realizoi vetëm 11 gola. Sivjet ishte i lidhur me një kalim te Juve dhe Milani.
“Vitin e kaluar nuk isha i lumtur, gjithçka ishte katastrofë – hyja në fushë dhe nuk dija se ku isha”, ka thënë Morata për Marcan.
“Gjatë verës mendova të luaj në Spanjë ose të rikthehem në Itali. Vendosa qëndrimin dhe duhet të kthehem në formë”.
Artikuj të ngjashëm