Real Madridi ka shënuar fitore bindëse në udhëtim te Granada.
“Los Blancos” shënuan fitore prej 0-4, ndeshje në të cilën shkëlqyen James Rodriguez dhe Alvaro Morata, raporton Koha.net.
Që të dy shënuan nga dy gola në këtë përballje, për të vazhduar luftën për titull me Barcelonën.
Reali, që ka një ndeshje më pak, tani në vendin e dytë është me 84 pikë, po aq sa ka edhe Barcelona.