Alvaro Morata mund të largohet nga Premier Liga, me Serinë A që është destinacioni më i mundshëm për të.
Sipas asaj që bën të ditur Goal, në gjurmët e sulmuesit të Chelseat është vënë edhe klubi i Interit, që ashtu si Milani, ka pasur një bisedë me menaxherin e futbollistit në ditët e kaluara.
Pavarësisht nga nisja e bisedimeve ky skenar duket i vështirë për t’u realizuar, sidomos duke parë praninë e Mauro Icardit, sepse kapiteni duket se do të jetë qendërsulmuesi titullar i ekipit të Spalletti në sezonin e ardhshëm.
Morata do të ishte zëvendësuesi ideal i Icardi në rast largimi, por për momentin lamtumira e argjentinasit nuk ka gjasa të ndodhë, transmeton kp.
Ndërkohë, argjentinasi Nico Gonzalez nuk do të shkojë te Inter pasi është një hap larg firmës me Stuttgart. Argentinos Juniors ka gjetur marrëveshjen me klubi gjerman për shitjen e futbollistit për 8.5 milionë euro.