Kapiteni i Kroacisë, Luka Modriq, ka mbetur tejet i zhgënjyer me arbitrin Daniele Orsato pas gjysmëfinales ndaj Argjentinës, të cilën kroatët e humbën me rezultatin 3:0 të martën mbrëma.
Modriq ka mbetur tejet i zhgënjyer me arbitrin italian, duke shtuar se penalltia nuk ka ekzistuar.
Edhe pse është shprehur se asnjëherë nuk ka dëshirë të flasë për gjyqtarët, Modriqi e ka quajtur Orsaton si njërin prej arbitrave më të dobët.
“Argjentina fitoi në mënyrë korrekte, ishte më e mirë dhe e meritoi, por disa gjëra duhet të përmenden. Nuk mund të besoj se u akordua ajo penallti, por nuk mund të bëjmë asgjë. Nuk kam dëshirë të flas për gjyqtarët, por Orsato është njëri prej më të dobëtëve. Nuk e mbaj në mend për asgjë të mirë. Për mua, ajo nuk ishte penallti”, ka insistuar Modriq.
Pas eliminimit në gjysmëfinale, Kroacia të shtunën do të luajë për vendin e tretë me humbësin e gjysmëfinales mes Francës dhe Marokut.