Mesfushori i Real Madridit, Luka Modriq, ka thyer rekordin e mbrojtësit Darijo Srna.
Modriq u bë lojtari me më së shumti paraqitje për Kroacinë me 135 sosh.
35-vjeçari është pjesë e Kroacisë që nga viti 2006 ku ka shënuar edhe 14 gola.
Mesfushori kroat ditë më parë ka bërë të ditur se nuk e ka ndërmend të tërhiqet nga futbolli aktiv.
Ai është pjesë e klubit spanjoll Real Madridi me të cilën skuadër ka kontratë deri në qershor të këtij viti.
Artikuj të ngjashëm