Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Modriq fton Mbappen t’i bashkohet Realit

Luca Modriq i ka dërguar një mesazh të fortë Kylian Mbappes duke e ftuar t’i bashkohet Real Madridit.

Ylli i PSG-së nuk e ka vazhduar ende kontratën me gjigantin francez, PSG. Ai me PSG-në ka kontratë deri në verën e këtij viti dhe gjasat janë të mëdha që të largohet nga Parisi në drejtim të Madridit.

Realit i janë refuzuar tri oferta deri tash nga fituesi i Kupës së Botës me Francën.

Te klubi spanjoll kanë besim se Mbappe do të bëhet lojtar i tyre në verë.