Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Mjekët dhanë sugjerimet e tyre për parandalimin e incidenteve sportive

Foto: Koha

Mjekë nga spitale të njohura nga Turqia, Austria, Bullgaria, Sllovenia, Shqipëria dhe Kosova, morën pjesë në Konferencën e dytë Ndërkombëtare për Mjekësi Emergjente Sportive.

Gjatë konferencës u trajtuan disa tema më theks të veçantë, si përcaktimi i shkallës së emergjencës së sportistëve, traumatologjia sportive, lëndimet ortopedike emergjente, sulmet emergjente kardiake të sportistëve, sfidat psikologjike të sportistëve dhe disa tema tjera, raporton KTV.

Doktoresha nga Izmiri, Esen Uysal tha se janë dy gjëra tejet të rëndësishme, për një shtet si Kosova.

Ndërkohë, profesori nga Sllovenia, Edvin Dervishiq gjatë ligjërimit mori rastin e sulmit në zemër të portierit spanjoll Iker Casilas, që, sipas tij, falë intervenimit të shpejtë i shpëtoi më të keqes.

E drejtori i urgjencës në Shqipëri, Skënder Brata, ka thënë se janë mjekët ata që duhet t’i parandalojnë incidentet gjatë ndeshjeve sportive.

Si nga mjekët e huaj, ashtu edhe të vendit, u vlerësua se në sport është e rëndësishme mjekësia emergjente sportive.