Mario Mitaj e ka vlerësuar të padrejtë humbjen 1:0 të Shqipërisë nga Suedia. Mitaj ka luajtur ndeshje të madhe në krahun e majtë. “Ishte një ndeshje shumë e mirë për ne, pavarësisht rezultatit që besoj se nuk është i drejtë. Mund të kishim marrë edhe më shumë, por duhet të jemi të lumtur për paraqitjen që bëmë si skuadër”, ka thënë Mitaj pas ndeshjes në Solna. Ai ka pranuar se është përcjellë nga skautë të Juventusit.
“Unë duhet të luaj futboll, të argëtohem dhe të pëmirësohem. Të tjerat janë aspekte që nuk lidhen me fushën dhe nuk kam çfarë të shtoj”, ka theksuar Mitaj.