Karriera e Ibrahim Karabegut si trajner basketbolli përfundoi të dielën e shkuar me suksesin në kampionatin evropian, grupmosha deri në 18 vjeç - Divizioni C.
Kështu thotë të paktën ai. Karabeg e udhëhoqi Kosovën (U-18) drejt suksesit të vlerësuar historik në nivel të përfaqësueseve, shkruan Koha Ditore.
Kosova doli kampione e Divizionit C të organizuar në Prishtinë, nga 22 deri më 29 korrik. Si kampione e këtij divizioni, Kosova është ngritur një divizion më lart - në atë B. Por për Karabegun puna si trajner qoftë në përfaqësuese apo në ndonjë klub është mbyllur me këtë sukses. Kjo ishte njëlloj qershie mbi tortë dhe nuk ka merak ta prish.
Ai mburret që udhëhoqi drejt suksesit një gjeneratë që e vlerëson me të ardhme të ndritur.
“E kam mbyllur karrierën si trajner, tani pres nga Federata të më angazhojë në ndonjë rol tjetër. Synoj të punoj me trajnerë dhe të krijoj trajnerë të rinj. I mbetet Federatës të më hapë dyert”, thotë Karabeg... (Më gjerësisht lexoni në Koha Ditore)
-
Pas sukseseve si sulmues, Besart Berisha po bëhet gati për karrierë të madhe si trajner
-
Me ndryshime të mëdha Kosova U20 nis përgatitjet për Eurobasket
-
Një trajner kampion për skuadrën kampione
-
Kosova kampion Evropian U18 në Divizionin C, kalon një divizion më lartë
-
Trajneri me katër finale e dy tituj për një edicion