Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Milani siguron vendin e parë në Grupin H

Milani ka triumfuar 1:0 në udhëtim ndaj Sparta Pragës sonte, duke e siguruar kështu vendin e parë në Grupin H të Ligës së Evropës.

Jens Peter Hauge (23’) shënoi golin e vetëm për Milanin.

Milani ka përfunduar grupin me 13 pikë, dy më tepër se Lille që zë vendin e dytë. Sparta Praga ka përfunduar në vend të tretë me gjashtë pikë, ndërsa Celticu në vend të katërt me katër pikë.

Celticu sonte triumfoi 3:2 në shtëpi ndaj Lilles. Për Celticun nga minuta e 78-të u aktivizua Albian Ajeti.

Në Grupin J, Tottenhami e ka siguruar vendin e parë pas fitores 2:0 në shtëpi ndaj Royal Antwerpit. Klubet po luftonin për vend të parë në grup.

Vinicius (57’) dhe Giovani Lo Celso (71’) i realizuan golat për Tottenhamin. Tottenhami e ka mbyllur fazën grupore me 13 pikë, një më tepër se Antwerpi. Dy klubet kanë kaluar në fazën nokaut.

Në Grupin L, në vend të parë ka përfunduar Hoffenheimi. Hoffenhimi ka fituar 4:1 në shtëpi ndaj Gentit. Ka përfunduar grupin me 16 pikë. Nga ky grup në fazën nokaut ka kaluar edhe Crvena Zvezda, që ka dal e dyta me 11 pikë.

Në Grupin I, janë kualifikuar Villarreali e Maccabi Tel Aviv në fazën nokaut. Maccabi sonte fitoi 1:0 ndaj Sivassporit dhe ka dal në vend të dytë në grup me 11 pikë. Villarreali ka dal i pari me 13 pikë. Ndeshja mes Villarrealit dhe Qarabagut është shtyrë shkaku i rasteve me koronavirus.

{gallery}

Artikuj të ngjashëm