Skuadra e Milanit ka arritur marrëveshje në parim për transferimin e portierit Mike Maignan nga skuadra e Lillet, ka njoftuar të premten “RMC Sport”.
Bëhet e ditur se Milani do t’i paguajë ekipit francez 15 milionë euro dëmshpërblim derisa portieri Maignan do të firmos kontratë pesëvjeçare. Marrëveshja pritet të zyrtarizohet së shpejti nga të dyja palët dhe Maignan te Milani po shihet si zëvendësim ideal për Gianluigi Donnarumman, i cili do të largohet nga ekipi në fund të këtij sezoni si lojtar i lirë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMaignan këtë edicion ka 45 ndeshje për Lillen kurse vitin e shkuar ka debutuar edhe me Përfaqësuesen e Francës.