Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Milani pas mesfushorit Anguissa

Skuadra e Milanit ka shprehur interesim për mesfushorin e Fulhamit, Andre-Frank Anguissa.

Sajti italian “Calciomercato” ka raportuar të martën se Milani tashmë ka kontaktuar ekipin anglez në lidhje me mesfushorin Anguissa, të cilin po synon ta transferoj në afatin kalimtar të janarit. Ekipi italian është i gatshëm të paguajë dëmshpërblim deri në 25 milionë euro për mesfushorin kamerunas, i cili këtë edicion ka dy asistime në 14 paraqitje në Premier League me fanellën e Fulhamit. Anguissa iu bashkua Fulhamit para fillimit të këtij sezoni nga Villarreali dhe me ekipin anglez ka kontratë deri në vitin 2021 me mundësi vazhdimi edhe për një vit tjetër.