Skuadra e Milanit do të jetë pa portierin Mike Maignan për të paktën dhjetë javë. Klubi nga Serie A, të mërkurën e ka konfirmuar mungesën e portierit, i cili ka një lëndim të rëndë në dorën e majtë.
Në njoftimin e Milanit, thuhet se Maignan patjetër duhet t’i nënshtrohet operimit dhe do t’i mungojë ekipit të paktën për dhjetë javë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoE mungesën e Maignanin në portë te Milani, do ta kompensojë portieri tjetër, 38-vjeçari Antonio Mirante që u transferua në “San Siro” para fillimit të këtij sezoni si lojtar i lirë.
Maignan 26-vjeçar iu bashkua Milanit këtë verë nga Lille për 25 milionë euro për ta zëvendësuar Antonio Donnarumman e larguar dhe ishte ndër portierët më të vlerësuar në kampionat.
Këtë edicion, Maignan ka regjistruar nëntë paraqitje për Milanin.