Gianluigi Donnarumma nuk do të lejohet që të largohet nga Milani në këtë afat kalimtar, sipas drejtorit sportiv të klubit Massimilano Mirabelli.
18-vjeçari ka vendosur të mos e vazhdojë kontratën në San Siro. Kjo kontratë skadon në fund të sezonit të ardhshme dhe ka shtuar spekulimet se ai do të largohet këtë verë.
“Donnarumma është kampion i madh, djalosh i shkëlqyeshëm dhe futbollist i Milanit. Për sezonin e ardhshëm, ai sigurisht që do të qëndrojë në klub. Është trajneri që vendos. Ai vendos kush rri në bankë e kush luan”, ka thënë ai për “Sportitalia”, transmeton Koha.net.