Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Milani mban gjallë shpresat për Ligën e Evropës

Milani ka arkëtuar tre pikë të reja në Serie A, duke e mposhtur në udhëtim Bolognan për të mbajtur gjallë kështu shpresat për një kualifikim në Ligën e Evropës.

1 me 2 ishte rezultati përfundimtar i këtij takimi, transmeton Koha.net.

Calhanoglu e Bonaventura shënuan për Milanin, kurse për vendasit shënoi De Maio.

Milani në vendin e shtatë ka 57 pikë, një pikë më pak se Atalanta një vend më lartë që çon në Ligën e Evropës. Kurse Bologna në vendin e 12 ka 39 pikë.