Sport

Milani kryen detyrën ndaj Frosinones

Milan ka kryer detyrën ndaj Frosinones të shtunën mbrëma.

Rossonerët triumfuan 3:1 në “San Siro”.

Luka Joviq në minutën e 43-të, Christan Pulisiq në të 50-n dhe Fikayo Tomori në të 74-n realizuan për fitoren e Milanit.

Te Frosinone shënoi Marco Brescianini në minutën e 82-të. Bresciniani ka qenë pjesë e Milanit më herët.

66 minuta për Frosinonen luajtën edhe dy lojtarët shqiptarë, Marvin Çuni e Arion Ibrahimoviq.

Me fitore, Milani ka pozitën e tretë me 29 pikë. Frosinone me 18 pikë renditet e 11-ta.