Milani dëshiron zëvendësimin e Gennaro Gattusos me ish-trajnerin e Chelseat, Antonio Conte gjatë kësaj vere.
Klubit italian i janë ndërruar pronarët dhe deri më tani kanë shkarkuar drejtorin sportiv Massimiliano Mirbabelli dhe shefin ekzekutiv Marco Fassonen dhe rrugës për largim pritet të jetë edhe Gattuso.
Conte është i papunë pas largimit nga Stamford Bridge dhe do të ishte zgjedhje e mirë për Milanin pasi më parë ka punuar te Juventusi.
Përveç Contes, Milani është afër marrëveshjes edhe me drejtorin ekzekutiv të Arsenalit, Ivan Gazidis.
Artikuj të ngjashëm