Milani ka shënuar fitore të thellë të dielën në shtëpi kundër Monzas.
Ndeshja i ka takuar xhiros së 16-të të elitës së futbollit italian, ndërsa fitoi 3:0.
Dy gola “rossonerët” i shënuan në pjesën e parë.
Tijjani Reijnders në minutën e tretë dhe Jan-Carlo Simiq në minutën e 41-të shënuan për të shkuar në pushim më të qetë.
Ndërkohë, në minutën e 76-të, Noah Okafor e vulosi rezultatin final të takimit.
Milani pas 16 ndeshjeve ka 32 pikë dhe zë vendin e tretë.
Monza ka 21 pikë në vendin e 11-të.
Artikuj të ngjashëm