Sport

Milani fiton në fund ndaj Rijekës

Milani ka mposhtur Rijekën 3 me 2 në kuadër të xhiros së dytë të Grupit D në Ligën e Evropës.

Klubi milanez triumfoi krejt në fund të ndeshjes falë golit të Patrick Cutrones.

Milani kaloi në epërsi në minutën e 14-të përmes Andre Silvas, ndërsa më pas Mateo Musacchio dyfishoi epërsinë.

Në minutat 84 dhe 89 Acosty dhe Elez realizuan për mysafirët duke heshtur San Siron.

Megjithatë, në minutën e katërt të lojës shtesë Patrick Cutrone shënoi për fitoren e radhës të Milanit.

Klubi italian tani ka 6 pikë në tabelë.