Futbollistët e Bolognas pësuan humbje sonte para shikuesve të vet në ndeshjen kundër Milanit, me rezultat 2:3.
Ishin mysafirët që erdhën shumë shpejt deri tek epërsia prej dy golash, duke paralajmëruar kështu se në këtë ndeshje ata kishin hyrë për fitore.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPiatek ishte i pagabueshëm nga penalltia në minutën 15, duke sjellë “rossonerët” në epërsi, ndërsa Hernandez shënoi në minutën 32 për rezultatin 2:0.
Vendësit tetë minuta më vonë ngushtuan disavantazhin në 1:2, me autogolin e Hernandezit.
Në fillim të pjesës së dytë, Milani shënoi edhe një herë - kësaj radhe përmes Bonaventura për 3:1.
Skuadra e Bolognias deri në fund të ndeshjes shënoi edhe një gol përmes Sansones nga penalltia gjashtë minuta para përfundimit të ndeshjes, por kjo ishte e tëra që ata arritën të bëjnë në këtë ndeshje të vlefshme në kuadër të xhiros 16 në Serie A.
Milani renditet në pozitën e dhjetë në tabelë me 20 pikë, ndërsa Bologna mbetet e 12-ta me 16 pikë, transmeton KosovaPress.
Ndryshe, Milani ka pësuar vetëm një humbje në 19 ndeshjet e fundit kundër Bologna. Humbja e fundit e “rossonerëve” ishte në janar 2016 me rezultat 0:1.