Milani dhe Napoli kanë barazuar me rezultat prej 1 me 1 në derbin e kësaj jave në Serie A.
Ekipet ndanë pikët në San Siro, me mysafirët që kaluan të parët në epërsi, transmeton Koha.net.
Ishte Lozano ai që i dha epërsinë Napolit kur po luhej minuta e 24.
Por, Milani arriti të barazojë shifrat pas vetëm pesë minutave përmes Bonaventurës.
Milani aktualisht mban vendin e 13 me 14 pikë, derisa Napoli në vendin e shtatë ka 20 pikë.
Artikuj të ngjashëm