Mesfushori Diar Miftaraj është përforcimi i parë i skuadrës së Ballkanit në afatin kalimtar të dimrit.
Klubi nga Suhareka, ka njoftuar të hënën se ka arritur marrëveshje me Miftarjan, i cili do të jetë nën urdhrat e trajnerit Bledi Shkëmbi për stinorin pranveror të Superligës së Kosovës në futboll.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMiftaraj në pjesën vjeshtore të këtij sezoni ishte pjesë e skuadrës së Drenicës derisa në të shkuarën ka luajtur edhe për Prishtinën e Besën e Pejës.
“Diar Miftaraj i bashkohet FC Ballkanit. Mesfushori i palodhshëm që në të kaluarën ka mbrojtur ngjyrat e skuadrave FC Besa, FC Prishtina dhe së fundi FC Drenica, ndërsa nga sot Diar Miftaraj do të bart fanellën e portokalltë”, ka shkruar Ballkani në Facebook.