Yllit të Barcelonës, Lionel Messi, i është mohuar një gol i pastër në përballjen me Valencian në La Ligë.
Argjentinasi arriti që në minutën e 30-të të dërgonte topin përtej vijës së fundit, por gjyqtari nuk e pranoi golin duke mos e lejuar Barçën që të kalojë në epërsi ndaj Valencias.
Tashmë ka përfunduar pjesa e parë e përballjes në xhiron e 13-të me rezultatin 0 me 0.