Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Messi zgjedh tre rivalët më të fortë në Ligën e Kampionëve

Ylli i Barcelonës, Leo Messi në një intervistë për Marca ka zgjedhur tre rivalët më të fortë në Ligën e Kampionëve këtë edicion.

Sipas tij ekipet më të forta në këtë edicion janë Manchester City e PSG-ja, përderisa nuk ka lënë jashtë as rivalin e përbetuar të Barçës, Real Madridin, transmeton Koha.net.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“City është një nga ekipet më të forta për momentin, së bashku me PSG-në. Deri më tani kanë treguar se janë favoritë, por kjo është një garë e gjatë dhe e vështirë. Asnjëherë nuk e përjashtoj Realin, përkundër që tani nuk po merr rezultatet që të gjithë i presin, megjithatë nuk dyshoj se në fund do të luftojë për gjithçka, siç bën çdo vit. Bayerni është ekip tjetër i madh që do të jetë aty në fund, por është e vërtetë se City e PSG-ja sot janë më të mirët”, ka thënë Messi.