Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Messi: Po të ishte çështja financiare, do të shkoja në Arabi

Lionel Messi ka thënë për “Mundo Deportivo” se destinacioni i tij tek Inter Miami, nuk është bërë për shkak të aspektit financiar.

Në të kundërtën, ai ka thënë se do të transferohej në Arabinë Saudite.

“Nëse do të ishte çështja e parave, do të transferohesha në Arabinë Saudite apo diku tjetër. Ishte një shumë e madhe e parave dhe të them të vërtetën se vendimi im ishte ndryshe, nuk ishte për para”, theksoi Messi.