Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Messi merr fanellën me numrin 30

Falë një përjashtimi të Ligës së Futbollit të Francës, ylli i futbollit, Lionel Messi, do ta bart fanellën me numër 30. Këtë e ka bërë të ditur L’Equipe të martën mbrëma. Numri 30 zakonisht është i rezervuar për portierët.

Njëjtë si në debutimin e tij te Barcelona, Messi do të ketë fanellën me numër 30, shkruan gazeta e madhe franceze. Aktualisht këtë fanellë e ka Alexandre Letellier. Liga franceze është pajtuar për përjashtim nga rregullat, pasi numëra 1, 16 dhe 30 janë të rezervuar për portierët në Ligue 1.

Neymar ka ofruar numrin 10 për shokun e tij, por Messi ka refuzuar. Messi e ka mbajtur numrin 30 në dy vjetët e parë te Barcelona, para se ta merrte numrin 19 dhe në fund numrin 10 pas kalimit të Ronaldinhos te Milani. Që prej të mërkurës në mëngjes fanellat me numër 30 të Messit pritet të jenë në shitje.

Artikuj të ngjashëm