Lionel Messi ka vazhduar me premtime për tifozët e Barcelonës, para nisjes së sezonit të ri.
Champions League, titulli kampion dhe Kupa, janë sërish objektiv i katalunasve edhe për edicionin e ri.
Kapiteni i Barcelonës, Lionel Messi, thotë se nuk është penduar kur tha një vit më parë se donte të sillte trofeun e Champions League në “Camp Nou”.
“Është e vështirë të thuash gjëra sot. Megjithatë, nuk jam penduar për asgjë. Mund të them vetëm atë që thashë një sezon më parë. Kam besim te kjo skuadër, te këta lojtarë. Së bashku, do të luftojmë sërish për gjithçka”, deklaroi Messi, transmeton “Sporti në KTV”.
Sezonin e shkuar Messi, me Barcelonën arriti ta fitonte vetëm titullin kampion, duke dështuar në gjysmëfinale të Championsit dhe Kupën e Spanjës.