Leo Messi e ka pasur fjalën kryesore në ndeshjen e sotme të Barcelonës ndaj Leganesit.
Ylli argjentinas shënoi të tri golat, në fitoren prej 3 me 1, raporton Koha.net.
Golin e parë e shënoi në minutën e 27 nga gjuajtja e lirë, kurse në minutën e 32 ai shënoi pas asistimit nga Coutinho.
Mysafirët ngushtuan epërsinë në minutën e 68 përmes El Zharit.
Kurse golin e tretë Messi e shënoi në minutën e 87 pas asistimit nga Dembele.
Barcelona në vendin e parë tani ka 79 pikë, kurse Leganes në vendin e 14 ka 36 pikë.
Artikuj të ngjashëm