Raportohet se Lionel Messi donte që të largohej nga Barcelona në vitin 2004 kur ishte në bisedime me Jose Mourinhon për t’iu bashkuar atij te Chelsea.
Argjentinasi ishte i gatshëm që të luante për Mourinhon, me të cilin raportohet të ketë pasur bisedime telefonike private për një kohë të gjatë, shkruan Marca.
Sipas gazetarit Gianluca Di Marzio kjo ishte hera e parë që Messi kishte menduar largimin nga Barcelona, megjithatë marrëveshja me Chelsean nuk ishte arritur, transmeton KOHA.
Kapiteni i Barcelonës më pas vazhdoi të jetë pjesë e klubit për 16 vjet, e në moshën 33 vjeçare ai kërkoi sërish largimin.
Megjithatë, një gjë e tillë nuk iu lejua nga presidenti i klubit Josep Maria Bartomeu, duke theksuar se kush i dëshironte shërbimet e Messit do të duhet të paguajë klauzolën prej 700 milionë euro.
Kur i kanë mbetur edhe një vit kontratë me Barcelonën, Messi, vendosi që të qëndrojë në Camp Nou, përkundër që ishte lidhur me një transferim te Manchester City për t’u bashkuar me Pep Guardiolan.