Lionel Messi pritet të vazhdojë kontratën me Barcelonën dhe beson se do të pensionohet te ky klub, ka thënë presidenti Josep Maria Bartomeu.
31-vjeçari ka realizuar 581 gola në 665 paraqitje për Barçën dhe ka kontratë deri në vitin 2021, të cilën e nënshkroi në nëntorin e vitit 2017.
“Leo Messi do të vazhdojë me ne”, ka thënë Bartomeu.
“Është lojtar i vetëm një klubi dhe lidhja me të do të vazhdojë përgjithmonë”, ka thënë veç të tjerash presidenti i klubit.
Artikuj të ngjashëm