Sport

Mesfushorët që kanë shënuar 19 gola së bashku

Përveç formës së mirë që po kalon nigeriani, Oto John me Trepçën ’89, i cili ka shënuar 19 gola, janë edhe dy futbollistë të tjerë që po shkëlqejnë këtë sezon me skuadrën mitrovicase.

Bëhet fjalë për mesfushorët, Florent Hasani dhe Fiton Hajdari, të cilët së bashku kanë shënuar 19 gola, duke dhënë një kontribut të madh në suksesin e skuadrës nga “Riza Lushta” .

Në një prononcim për Sportin në KTV, Florent Hasanit që ka shënuar 11 gola e 10 asistime në 25 ndeshje, thotë se nuk fillim askush nuk e ka pritur që mund të arrijnë në vendin e parë.

Tani, pasi ndodhën në vendin e parë, mesfushori i “minatorëve” thotë se ecurinë e 89-shit nuk do të mund ta ndalë askush.

Ndërkaq, më optimist në fillim të sezonit, duket se ka qenë Fiton Hajdari që ka shënuar 8 gola deri me tani.

Ai nuk është i befasuar me pozitën e parë që e mbajnë aktualisht.

Edhe Hajdari beson se Trepça ’89 do ta rrëmbejë titullin, por ai ka edhe një mesazh për kundërshtarët.

Trepça ’89, pas 25 xhirove, zë vendin e parë me 59 pikë, 7 më shumë se Feronikeli që renditet në pozitën e dytë.