Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Meritan Shabani debuton te Bayerni, merr lëvdata nga Heynckes

Mesfushori i talentuar kosovar, Meritan Shabani sot ka debutuar në Bundesligë me gjigantin gjerman Bayern Munich në fitoren prej 4 me 1 ndaj Frankfurtit.

Ai së bashku me Niklas Dorsch dhe Franck Evina bënë paraqitje shumë të mirë në takimin e sotëm, me ç’rast kanë marrë lëvdata nga bashkëlojtarët dhe trajneri i tyre Jupp Heynckes, transmeton Koha.net.

“Shabani ishte i përfshirë në miqësoren ndaj Grobasbachut dhe ia doli shumë mirë. Ai është pjesë e një grupi të të rinjve shumë të talentuar”, është shprehur Heynckes për 19 vjeçarin nga Kosova.

Kurse Shabani është shprehur se ishte diçka shumë speciale për të.

“Të luaj me ekipin e parë është shumë speciale për mua, diçka për të cilën kam ëndërruar si fëmijë. Të kem mundësinë të luaj në të njëjtën fushë si këta lojtarë të klasit botëror më bën jashtëzakonisht krenar, dhe gjithashtu ma shton dëshirën për t’u përmirësuar”, është shprehur Shabani.

Ai luajti për 56 minuta, dhe më pas u zëvendësua nga Thiago Alcantara.

Artikuj të ngjashëm