Vllaznia e Pozheranit ka filluar ndryshime rrënjësore në skuadër para fillimit të edicionit të ri, ku do të garojë në Superligë për herë të parë në histori të klubit.
Për shkak se në klub ka ardhur një numër i konsiderueshëm i lojtarëve, futbollistët kanë filluar ta mendojnë edhe largimin e njëri nga ta është Mensur Livoreka, transmeton KTV.
“Tani e tutje nuk do të jem pjesë e KF Vllaznisë. Falënderoj përzemërsisht tifozët Tigrat dhe të gjithë sportdashësit e Pozheranit për mbështetjen që më keni dhënë gjatë këtyre 3 vjetëve të qëndrimit tim në këtë klub”, ka shkruar ndër të tjera Livoreka, i cili ishte pjesë e skuadrës që e shkroi historinë, që pas 44 vjetësh u inkuadrua në elitën e futbollit të Kosovës.