Mbrojtësi i Manchester Cityt, Benjamin Mendy, raportohet se do të mungojë për nëntë muaj pas një lëndimi në gju.
Trajneri i Cityt, Pep Guardiola, të martën bëri të ditur se francezi po vuan nga një lëndim dhe do të mungojë gjatë.
Akoma s’ka pasur një njoftim zyrtar nga City, por sipas “TalkSPORT”, pas vizitës te specialisti Ramon Cugat në Barcelonë, Mendy ka kuptuar se mund të mungojë deri në nëntë muaj për shkak të këputjes së ligamentit.
23-vjeçari është transferuar këtë verë te “Qytetarët” nga Monaco për 52 milionë funte.