Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Mendimi i Ranierit për Mbappen dhe Messin

Trajneri italian, Claudio Ranieri, beson se Kylian Mbappe është lojtari me ngjashmëritë më të mëdha me Ronaldon, ndërsa i ka bërë me dije Francës se Leo Messi nuk ka qenë asnjëherë më vendimtar sesa tani me Argjentinën.

Franca e arriti finalen e dytë rresht të Botërorit dhe të katërtën që prej vitit 1998, më shumë se çdo shtet tjetër në 24 vjetët e fundit. Franca dhe Argjentina takohen në finale të dielën.

“Janë dy skuadra të forta, por nuk varen nga lojtarët e tyre më të mirë. Franca ia ka dalë pa lojtarë si Pogba, Kante e Benzema”, ka thënë Ranieri të enjten për “Gazzetta dello Sport”.

“Messi nuk ka qenë asnjëherë më vendimtar se tani. Ai është bërë lider teknik dhe frymëzues i Argjentinës. Kupa e Botës për Francën ka qenë e shkëlqyer. Tchouameni po bën punë të mirë por kjo skuadër e ka Mbappen, që është i shpejtë dhe duket i pandalshëm. Ndoshta është lojtari që ka ngjashmëri më së shumti me Ronaldon, fenomenin brazilian”, deklaroi Ranieri.