Futbollistja e Kosovës, Erëleta Mehmeti, ka regjistruar një asistim në fitoren e thellë të Hoffenheimit ndaj Meppenit.
Hoffenheimi fitoi 4:0 në kuadër të xhiros së 14-të të Bundesligës gjermane. Memeti asistoi në golin që e shënoi Chantal Hagel për 1:0 në minutën e 53-të, ndërsa luajti deri në minutën e 67-të. Te vizitoret, nga minuta e 81-të luajti Kristina Maksuti.
Me këtë fitore, Hoffenheimi tani ka 29 pikë dhe është në rrugë të mirë për ta siguruar një vend që dërgon në kualifikimet e Ligës së Kampionëve vitin tjetër.
Artikuj të ngjashëm