Meksika është duke synuar që të jetë organizatore e Lojërave Olimpike Verore në vitin 2036. Kështu kanë thënë ministri i Punëve të Brendshme, Marcelo Ebrard, dhe presidenti i Komitetit Olimpik të Meksikës, Maria Jose Alcala Izguerra, në një konferencë për shtyp.
Meksika ishte organizatore e Lojërave Olimpike të vitit 1968.
Ndërkohë, Lojërat Olimpike Verore të vitit 2024 do të mbahen në Paris të Francës.