Futbollisti i Shqipërisë, Anis Mehmeti, e shënoi golin e tij të parë me fanellën e Bristol Cityt.
Me golin e 22-vjeçarit që hyri në lojë në minutën e 81-të dhe shënoi pas katër minutash, Bristol City të premten mbrëma fitoi në udhëtim te Stoke City i Bersant Celinës, futbollistit të Kosovës, me rezultatin 2:1.
Me këtë disfatë, Stoke Cityt i ndalet seria e pesë ndeshjeve pa disfatë.
Nick Powell shënoi për vendësit në minutën e 36-të.
Në pjesën e dytë, Zak Vyner i barazoi shifrat në minutën e 72-të, kurse Mehmeti pesë minuta para fundit, i dha fitoren skuadrës mysafire.
Celina te vendësit u inkuadrua në lojë në minutën e 69-të.
Bristol City është në vendin e 13-të me 52 pikë, një më shumë se Stoke City që është në vendin e 14-të.