Anis Mehmeti ka gjetur golin në fitoren e skuadrës së tij, Wycombe ndaj Doncaster me shifrat 2:0. Kjo ndeshje i ka takuar xhiros së 40-të në League One të Anglisë.
Në minutën e 18-të Mehmeti fillimisht asistoi për bashkëlojtarin e tij, Garath McCleary, që realizoi për 1:0.
Golin e fitores Mehmeti e realizoi në minutën e 75-të për rezultatin 2:0.
Pas kësaj fitoreje Wycombe renditet në pozitën e tetë me 69 pikë. Doncaster është në pozitën e 23-të me 30 pikë.