Alban Meha është rikthyer në futbollin gjerman.
Mesfushori kosovar, do të jetë pjesë e skuadrës KSV Hessen Kassel, në Ligën e katërt gjermane, transmeton KTV.
Meha u transferua nga skuadra Elversbergit dhe ka nënshkruar kontratë tri-vjeçare me Hessen.
Të kujtojmë që mesfushori kosovar ka luajtur në të gjitha kategoritë në Gjermani, duke luajtur me Paderbornin edhe në Bundesliga.
32-vjeçari ka luajtur edhe dy ndeshje për Kombëtaren e Kosovës, ndërsa ka edhe shtatë paraqitje me Shqipërinë.
Artikuj të ngjashëm
-
Avdullahu në mesin e dhjetë mesfushorëve më të dalluar
-
Rexhbeçaj në Bundesliga 2, Wolfsburgu nuk siguron mbijetesën
-
Luajti për të rinjtë e Gjermanisë, Shqipërisë e Kosovës, Feka synon fillim të ri në kategorinë e pestë
-
Avdullahu nënshkruan kontratë të re me Hoffenheimin: Është strateg
-
Kontrata e re për Hajdarin, lajm i mirë edhe për Kosovën