Sport

Mediumi zviceran: Duket si miqësore

Mediumi i fuqishëm zviceran, 20 Minuten, ka shkruar se emocionet kanë munguar në pjesën e parë të ndeshjes mes Kosovës dhe Zvicrës.

Sipas gazetës zvicerane, tifozët e zjarrtë e pasionantë po ashtu kanë munguar.

20 Minuten ka shkruar se ndeshja e cilësuar si vëllazërorre më shumë po duket si miqësore dhe se kualiteti i saj është i dobët.

Madje kjo gazetë ka shkruar se Kosova ka luajtur shumë dobët, por megjithatë ka krijuar disa raste.