Me 16 pikë epërsi dhe 12 ndeshje deri në fund, vetëm një katastrofë e madhe do të mundë ta ndalte Juventusin të mos e fitonte titullit e tetë rresht të Serie A së Italisë, shkruan AP.
Edhe nëse Napoli fiton të gjitha ndeshjet e mbetura, Juventusi mund t'ia lejojë vetes të humbasë katër prej tyre, gjë që duket pak e besueshme marrë parasysh se Juventusi nuk ka humbur asnjë ndeshje në ligë këtë stinor.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNë këtë pikë, pas fitores 2:1 ndaj Napolit të dielën mbrëma, synimi kryesor i Juventusit tash është të përfundojë stinorin pa humbje, pasi ka fituar 23 dhe ka barazuar tri herë në 26 xhirot e para në Serie A, transmeton Koha Ditore.
"Të kesh 16 pikë epërsi është e rëndësishme", thotë mesfushori i Juventusit, Emre Can. "Por, ne kemi ende shumë ndeshje para nesh dhe duam të koncentrohemi që t’i fitojmë të gjitha ato".
Can, që shënoi golin e dytë në ndeshje kundër Napolit, pati një nga paraqitjet më të mira të stinorit....(Më gjerësisht lexoni në Koha Ditore)