Me gjithë faktin që mezi ka bërë gati palestrën për ndeshjen e parë kualifikuese për botërorin e basketbollit, Kosova ka fituar të drejtën që verën tjetër të organizojë një ngjarje të rëndësishme për basketbollin evropian.
Në Kosovë, përkatësisht në Prishtinë, prej 22 deri më 29 korrik të vitit të ardhshëm do të mbahet Kampionati Evropian U-18 në basketboll për meshkuj, Divizioni C, shkruan Koha Ditore.
Në divizionin C garojnë përfaqësueset e rangut të tretë evropian. Evropiani i Divizionit B për këtë grupmoshë do të mbahet në Maqedoni, kurse përfaqësueset më të forta do të garojnë në Letoni.
Është Bordi i FIBA Evropës (Konfederatës Evropiane të Basketbollit) që në fundjavën e kaluar ka vendosur për vendet që do të organizojnë kampionatet evropiane për të rinj në vitin 2018... (Më gjerësisht lexoni sot në Koha Ditore)
Tash gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
-
Anulohen Evropianët e basketbollit të kësaj vere, edhe ai i të rinjve i paraparë të mbahej në Kosovë
-
Përfaqësueset e Kosovës në basketboll do të marrin pjesë në FIBA Europe që mbahen në disa shtete evropiane
-
FIBA Evropa ia beson FBK-së organizimin e një tjetër Kampionati Evropian
-
FBK thotë se është ftuar nga FIBA që të aplikojë për të organizuar ndonjë Evropian
-
Kreu i FIBA Evropës më 7 e 8 gusht me vizitë në Kosovë