19:49 - Genku ka siguruar kualifikimin në fazën tjetër të Ligës së Evropës duke fituar me rezultat të thellë edhe në ndeshjen e dytë ndaj klubit nga Luksemburgu, Fola.
Përfaqësuesi i Kosovës, Edon Zhegrova edhe sot bëri paraqitje të jashtëzakonshme, duke shënuar dy herë e bërë një asistim në fitoren prej 1 me 4, transmeton Koha.net.
Ndeshjen e parë Genku e kishte fituar 5 me 0 në shtëpi.
Zhegrova shënon sërish ndaj Folas, bën edhe një asistim
19:23 - Edon Zhegrova ka shënuar edhe golin e tij të dytë në ndeshjen e sotme ndaj Folas në Ligën e Evropës.
Edhe
Zhegrova realizon gol të bukur, Lille mposht Slavian e Pragës
Ai gjithashtu bëri edhe një asistim në minutën e 59 për Ganon, transmeton Koha.net.
Kurse golin e dytë personal e shënoi në minutën e 63, për epërsinë prej 1 me 4 për Genkun.
Vazhdon shkëlqimi i Edon Zhegrovës, shënon ndaj Folas
Edona Zhegrova po vazhdon të shkëlqejë te Genku.
Ai ka shënuar golin e epërsinë për klubin belg ndaj ekipit që e eliminoi Prishtinën në Ligën e Evropës, Fola Esch, transmeton Koha.net.
Edhe
Edon Zhegrova shënon supergol ndaj Waaslandit
Përderisa ka siguruar kualifikimin në raundin tjetër të Ligës së Evropës, pasi fitoi në shtëpi 5 me 0, Genku po udhëheq në udhëtim 0-2.
Zhegrova shënoi në minutën e 13, kurse Heynen dyfishoi epërsinë për Genkun.