Emërimi i Bernard Challandesit në postin e përzgjedhësit të Kosovës në futboll i ka dhënë zjarr zhvillimeve të futbollit në "trekëndëshin problematik" Kosovë - Zvicër – Shqipëri, shkruan sot Koha Ditore.
Ka kohë që në mes tri vendeve ka shumë zhvillime, jo gjithnjë komode, lidhur me futbollin. Kjo vjen kryesisht për shkak të numrit të madh të lojtarëve shqiptarë që rriten në Zvicër dhe për faktin që pos Zvicrës edhe Kosova e Shqipëria vlerësojnë se kanë hise në ata lojtarë dhe llogaritin në shumë prej tyre.
Përfaqësuesja e Kosovës dhe ajo e Shqipërisë kanë në përbërje plot lojtarë që janë rritur e zhvilluar në klubet e Zvicrës, si pjesë e sistemit zviceran të futbollit.
Shqiptarët janë lojtarët më të mirë edhe te përfaqësuesja e Zvicrës dhe pritet ta udhëheqin këtë përfaqësuese në botërorin që muaj më vonë mbahet në Rusi.(Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).